Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Ngjarja mësohet se është zbuluar ditën e sotme.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala.Trupi i tij është gjetur në kilometrin e 15 të rrugës nga Grevena drejt Trikalës.

Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
Nga të dhënat e para dyshohet për një vrasje, por hetimet po vazhdojnë.