Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka çuar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre dhe arrestimin e autorit.

Ngjarja ka ndodhur gjatës natës së shkuar në komunën Turato në provincën e Komos. Një 37 vjeçar shqitptar pas një grindje të dhunshme, ka goditur katër herë me thikë një shqiptar tjetër të moshës 36 vjeç.

Policia italiane informon se dy shqiptarët janë pa leje të rregullt qëndrimi në Iali. Gjatë natës, forcat e rendit kanë arrestuar autorin i cili ndodhet në burgun e Komos nën akuzën e tentativës së vrasjes së qëllimshme.

I plagosuri, i cili ka marrë plagë në gjoks e fyt, është transportuar në spitalin e Legnanos e ndodhet në gjendje të rëndë në prognozë të rezervuar.
Mbetet për t’u zbardhur motivi i kësaj grindje të dhunshme.