Një shqiptar 28-vjeçar arrestohet në flagrancë nga karabinierët në Ivrea në rajonin e Peradotos, në Itali.

Ai po udhëtonte me një automjet Fiat tip “Seicento” dhe në momentin kur u pikas nga karabinierët, shtoi shpejtësinë dhe devijoi nga rruga.

Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari me iniciale H. G., hodhi doza të vogla të bardha kokaine nga dritarja e mjetit, dy prej të cilave kishin një peshë prej 21.4 gram kokainë.

I riu shqiptar u arrestua nga ana e karabinierëve nën akuzën e shitjes së drogës dhe pas formaliteteve të zakonshme, me urdhër të Prokurorit të Ivrea, u vu nën arrest shtëpie.