Gjykata e Apeleve në SHBA, e Shkallës së Dytë ka vendosur të dëgjojë argumente mbi një çështje të tejzgjatur – arrestimin e një shqiptari që në 2011-ën, lidhur me Amendamentin e Katërt,

që ka të bëjë me privatësinë dixhitale dhe sa liri ka qeveria për të të përdorur programet e vëzhgimit të sigurisë kombëtare mbi të huajt, për t’i ndjekur penalisht qytetarët amerikanë për krime.

Kjo ka të bëjë me rastin e Agron Hasbajramit, një banor i Nju Jorkut me origjinë shqiptare që u arrestua në vitin 2011 dhe u akuzua se i siguroi mbështetje grupeve terroriste në Pakistan dhe Afganistan.

Hasbajrami u deklarua fajtor për një akuzë të vetme, por më vonë e apeloi kur qeveria e informoi se synonte të merrte dëshmi që rridhnin nga blerja e informacioneve prej agjencive të huaja të shërbimit sekret.

Ndërsa monitoronte komunikimet e një pakistanezi, e mbikqyrte, Agjensia Kombëtare e Sigurisë ndërhyri në komunikimet me email ndërmjet pakistanezit dhe shqiptarit Hasbajrami.

FBI i përdori më pas, përmbajtjet e këtij emaili, për të ngritur një akuzë qeveritare kundër Hasbajramit.

Por, tani, avokatët e shqiptarit kanë kërkuar që përdorin këto emaile si prova, duke argumentuar se ato janë mbledhur dhe përdorur pa një urdhër kërkimi dhe në shkelje të Amendamentatit të Katërt kundër kërkimit dhe konfiskimit pa arsye.