Një shqiptar shkaktoi një incident të rëndë në Gjykatën e Gytheio në Greqi, kur kërcënoi me armë ata që e kishin paditur.

Mediat greke raportojnë se shqiptari përfitoi nga mungesa e vëmendjes dhe i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e kërcënoi të largohej.Në Gjykatë atë ditë ishte edhe djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë.

Me armë në dorë, 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht.
Mësohet se nga ky incident nuk pati asnjë të lënduar.

Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan shqiptarin.
Por mësohet se punonjësja e policisë të cilës ai i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

Mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme.

Artikulli paraprakTËRMETI LËKUND SHQIPËRINË,NUK KA DEME
Artikulli tjetër2 VJEÇARJA BIE NGA SHKALLËT, NE GJENDJE TE RENDE