Ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar për vrasjen e shqiptarit më 12 Tetor në Australi.Së fundmi janë vënë në pranga dy vetë, 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack.

Mediat australiane kanë zbardhur edhe identitetin e 46-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua brenda shtëpisë së tij.Ai është Urim Gjabri.Policia thotë se dy të arrestuarit janë pjesë e një bande të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Matt Tenhoopen akuzohet për vrasje dhe vjedhje, kurse 20-vjeçarja Bridie për dhënie ndihme për autorin e vrasjes. Disa ditë më parë, më 21 Tetor u arrestua i dyshuari i parë për vrasjen e shqiptarit.Ai është Aaron Donald Carver 35 vjeç, i akuzuar për vrasje.

Shqiptari Urim Gjabri u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij më 12 Tetor në zonën e Para Vista. Policia dyshon se ai mund të jetë vrarë rreth orës 01:00 të mëngjesit të 9 Tetorit.

46-vjeçari Gjabri jetonte me qira për rreth 6 muaj në atë banesë. Shkak për vrasjen mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës. Në shtëpinë e viktimës u gjetën disa bimë kanabisi të kultivuara aty.Lënda narkotike ishte marrë nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin.

Më pas u arratisën nga vendngjarja me makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur nga policia në një tjetër rrugë në atë zonë. Policia dyshon se edhe viktima Urim Gjabri ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Murrai Brigde.