Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur me 50 kg drogë të llojit hashash.

Sipas mediave në Greqi, shqiptari është kapur në zonën e Kilkis pranë Selanikut, teksa udhëtonte me makinën e tij ku kishte fshehur edhe sasinë e drogës.

Droga u seksuestrua nga ana e policisë, ndërsa shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është dorëzuar në dhomat e paraburgimit ku më pas pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Artikulli paraprakARRESTOHET 12-VJEÇARJA E DEHUR NË AUTOSTRADË, KISHTE MARRË MAKINËN E GJYSHIT
Artikulli tjetërÇESK MILLJA RIKTHEHET PREFEKT I QARKUT SHKODËR