Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza në Savona.

Mediat fqinje shkruajnë se gjithçka filloi me një kontroll të rrugës në dalje të Albisola, pasi policia pikasi një automjet për kontroll.

Por pas sinjalit të policisë shoferi u duk nervoz, çka shtoi dyshimet duke vijuar kontrolle më të imtësishme të mjetit.

Nën pjesën e tapicerisë në anën e pasagjerit, u gjet sasia prej 500 gram kokainë.

Shqiptari u arrestua dhe janë duke vijuar hetimet, ndërsa mjeti iu nënshtrua sekuestrimit.