Një shqiptar u kap mat teksa shiste kokainë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë vënë një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i cili tashmë ka përfunduar në burg.

Në momentin e arrestimit ai është gjetur me dozat e bëra gati për shitje dhe me 1 mije euro në xhep.

Shqiptari nuk e ka mohuar se çfarë bënte, madje ka treguar se nuk kishte shumë që kishte mbërritur në Itali.

“Me një ditë punë këtu, fitoj aq sa nuk i marr për një muaj në Shqipëri”- ka thënë shqiptari.

Ai ka treguar më tej se një dozë e shiste 60 euro dhe kishte klientë, të moshave nga 17 deri në 55 vjeç dhe me profesione të ndryshme, përfshirë edhe studentë.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME MAKINËN PLOT ME DROGË
Artikulli tjetërARRESTOHEN 2 VËLLEZËR SHQIPTARË, SHISNIN KOKAINË NË MES TË QYTETIT