Të martën pasdite në magjistralen A8 të Irschenberg, policia kufitare gjermane ndaloi një Pasat VW me targa shqiptare, ku kontrolloi një shoferi29-vjeçar, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.

Gjithçka dukej në rregull me dokumentacion, megjithatë policia pas kontrolleve të imtësishme zbuloi se 29-vjeçari kishte ndryshuar emrin. Por me arsye të fortë: me emrin e tij të vjetër ai ishte paditur nga Prokuroria e Kiel për shkak të grabitjes me armë në Neumünster!

Ai kishte arritur me emrin e ri të qarkullonte pa problem në Itali, Zvicër dhe Francë, por jo edhe në Gjermani. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar të dhëna nga tre vendet e tjera të personit me emrin e ri.

Artikulli paraprakMASHTRONTE SHQIPTARËT ME UDHËTIME NGA ZVICRA E GJERMANIA, ARRESTOHET
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NE SHKODER,MOTORRI PERPLASET ME VAZON E LULEVE