Prej vitesh shqiptarët në emigracion kanë kapur faqet e para në mediat e huaja për krime dhe vjedhje, por janë dhe shqiptarët, që shpëtojnë jetë.

Muharrem Behrami, emigranti nga Podujeva i cili jeton në Linze të Austrisë ka shpëtuar jetën e një djali 14 vjeçar i cili kishte ngecur në oxhakun e një shtëpie.

Kosovari ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të 14 vjeçarit dhe më pas ka njoftuar shërbimet emergjente në mes të natës.

Sipas gazetës austriake ‘Land Leute’ Behrami ka dëgjuar thirrjet e ndihmë të 14 vjeçarit rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe lajmëroi menjëherë policinë. U deshën rreth 2 orë për nxjërrjen e djalit.

Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm

Rasti i shqiptarit ka marrë vëmendjen e mediave austriake edhe pse Behrami nuk e konsideron veten hero.

“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë Behrami për mediat austriake.

Sa i përket ngjarje Behrami është shprehur
“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijës nuk ishte aq i lehtë.

Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”.

Kujtojmë se para disa muajsh, një tjetër emigrant shqiptar nga Kosova shpëtoi 20 fëmijë në Suedi sulmi me thikë i një gruaje .