Operacioni i koordinuar “Vetmitari” ka çuar në pranga një 24-vjeçar shqiptar me iniciale K. B., i datëlindjes 18. 10. 1994, banues në Anagni (FR).

I konsideruar si “ujku i vetmuar”, i riu pavarësisht se ishte vendosur nën arrest shtëpiak, vazhdonte aktivitetin e tij të trafikimit të kokainës dhe hashashit. Hetimet kanë zbuluar se ai kishte arritur të fitonte para nga shitja e drogës, pavarësisht masës së vendosur ndaj tij.

Hetimet ndaj të riut filluan në muajin maj të këtij viti në kuadër të operacionit të koduar “Brothers” i kryer në qytetin e Città dei Papi, i cili përfundoi më 8 nëntor me ekzekutimin e 6 urdhër arresteve.

I dyshuari ishte vendosur në atë periudhë, në një shtëpi që ndodhet në rrugicat e qytetit të vjetër, ku edhe takonte blerësit në mënyrë të rrufeshme. Lënda narkotike dhe përpunimi i saj kryhej në një bodrum. I riu shqiptar kishte arritur që brenda pak muajsh të ardhjes në Anagni, të monopolizonte shitjen e drogës në atë pjesë të qendrës historike.

Gjatë hetimit, i riu u arrestua fillimisht më 12 qershor, ku u arrestua me 23 doza kokainë. Pas arrestimit, i dyshuari iu nënshtrua arrestit shtëpiak, por ai ka “thyer” vendimin gjyqësor duke vazhduar veprimtarinë kriminale.

Gjatë hetimeve të fundit, janë zbuluar rreth 60 furnizime me kokainë dhe hashash.

PUBLICITET