Policia gjermane kontrolloi një tren udhëtarësh në Niebüll që vinte nga Danimarka, të hënën,shkruan focus.de. Aty ishte një person duke fjetur.

Pasi policia zgjoi pasagjerin, i kërkoi një dokument identifikimi. Ai i tregoi pasaportën shqiptare, megjithëse ndaj 28-vjeçarit rëndonte vendimi për ndalimin e hyrjes në zonën Shengen.

Policia e dërgoi në Husum, ndërsa Prokuroria e mori çështjen në dorëzim dhe pritet të marrë vendim. Zakonisht, në këto raste të pandehurit dëbohen drejt vendeve të origjinës