Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në gjykatën e Palermos pasditen e djeshme, ndërsa ishte duke punuar për instalimin e fibrës optike në zyra, raportojnë mediat italiane.

Viktima, sipas të njëjtave burime është Edmondo Fejzullai 58 vjeç nga Durrësi, por që banonte në qytezën Massafra.Mediat lokale kanë publikuar edhe një fotografi të shqiptarit, i cili raportohet se sot kishte ditëlindjen.

Raportohet se ai ishte duke punuar në një zyrë të gjykatës, kur është rrëzuar nga shkallët dhe ka përfunduar mbi një tavolinë qelqi. Ka pësuar të çara në këmbë dhe si pasojë e hemorragjisë dyshohet se ka humbur jetën.

Sipas hetimeve të para, kompania për të cilën punonte shqiptari, ishte autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për punimet në gjykatë.

Po verifikohet edhe nëse ambulanca i ka dhënë punëtorit ndihmë në kohën e duhur, si dhe për rregullat e sigurisë në vendin e aksidentit.

Artikulli paraprakNDALOHET I KERKUARI PER PRODHIM LENDESH NARKOTIKE
Artikulli tjetërPËSON ATAK KARDIAK, MAKINA NË KANAL, VDES 59-VJEÇARI SHPËTON E SHOQJA