Shqiptari shumë i kërkuar kapet duke drekuar, shkakton terror në restorant

Ai duket si një klient i zakonshëm, duke shkuar për drekë me familjen dhe miqtë në një restorant. Disa minuta më vonë, gjithçka u shndërrua në rrëmujë dhe të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë. Një shqiptar 32 vjeç, i arratisur prej disa vitesh u arrestua nga agjentët e stacionit policor Montecatini të dielën në një nga restorantet në qendër të qytetit. Arrestimi i tij u bë pas një urdhër arresti ndërkombëtar për disa vepra penale, përfshirë vjedhjet dhe aktivitetet që lidhen me drogën. Historia e përpjekjes për ta arrestuar nisi 10 ditë më parë, kur gjatë kontrolleve të policisë të kryera në Valdinievole, shqiptari u ndalua paraprakisht për kontrollin e dokumenteve. Më pas, nisën hetimet intensive për të zbuluar identitetin e tij i karakterizuar si njeri me rrezik të veçantë shoqëror. Përfundimisht, agjentët e stacionit të policisë së Montecatinit e gjetën atë brenda restorantit. Pa u vënë re, arritën t’i afroheshin duke i kërkuar dokumentet. Ai ka refuzuar vazhdimisht, e më pas është nervozuar duke goditur agjentët e policisë e duke kërkuar rrugëdalje. Policët nuk u dorëzuan dhe ai i irrituar hedh karrige mbi to. Dreka normale në restorant u kthye në tmerr për të pranishmit, të cilët kanë dëshmuar një skenë të ngjashme me ato të filmave aksion të viteve ’70. Në fund, policia e prangosi shqiptarin, megjithëse dy agjentë policie morën plagë të vogla dhe përfunduan në urgjenci pranë spitalit në Pescia. Shqiptari ka mohuar vazhdimisht identitetin e tij edhe në stacionin policor, por hetimet të bazuara edhe në prova shkencore kanë zbuluar emrin e tij dhe emrat e tjera të përdorur për bizneset e veta kriminale. Shqiptari, emri i të cilit nuk bë i ditur, u transferua në burgun e Santa Caterina të Brana në Pistoia.

Artikulli paraprakVRAU GRUAN, 49 VJEÇARI SHQIPTAR: PËRKUNDËR GJITHÇKAJE, E DOJA
Artikulli tjetërKAPEN 66 KG KANABIS NË KATIN E 5-TË TË PALLATIT, ARRESTOHET 48 VJEÇARI