Mediat në Greqi kanë raportuar se një shqiptar ka sulmuar tri gra në rrugën “Bukureshti” në Athinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (e diele) rreth orës 21:20 në zonën e njohur si Kolonaki, një zonë tepër e populluar.

Sipas mediave shqiptari nuk zgjodhi orët e vona të natës për të vepruar, por sapo ra errësira.

Gruaja e parë u sulmua teksa ajo ishte me të dashurin e saj. Shqiptari sapo është afruar ka filluar ta godasë, ndërsa gruaja ka reaguar duke bërtitur. E njëjta situatë u përsërit edhe me dy gra të tjera.

Menjëherë u njoftua policia, por nuk u arrit që shqiptari të lokalizohej.
Sipas një informacioni raportohet se shqiptari ishte rreth moshës 25-35 vjeç, me një gjatësi prej 1.70 – 1.75, flokë kafe dhe i veshur me një bluzë kaki dhe pantallona bezhë.

Mediat thonë se ai me siguri është një shqiptar, ndërsa fliste një greqishte jo të pastër.

Artikulli paraprakGODITET BANDA E TË MITURVE QË GRABISIN KALIMTARËT, MES TË ARRESTUARVE EDHE NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërKAMUFLOHEJ SI MURATOR, SHQIPTARI KAPET ME KOKAINË NË BODRUM