Një shqiptar raportohet se është arrestuar pasi ka dhunuar dhe ka tentuar të abuzoje seksualisht me një të re në Francë.

Siç raportojnë këtë të martë mediat lokale, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 2 shtatorit. Pre e sulmit ka rënë një e re franceze. Ajo po kthehej në banesën ku jetonte në Rocabey pas një dasme, kur aty u ndesh me një burrë, sipas dëshmitarëve me shtetësi shqiptare, i cili u hodh mbi të.

Ai e dhunoi dhe tentoi ta përdhunojë të renë. Në një moment ajo arrin të largohet me agresorin që e ndiqte me vrap, derisa ndërhynë disa kalimtarë që e detyruan të largohet.
Një nga dëshmitarët arriti ta identifikojë keqbërësin, i cili u vetëdorëzua në polici.

Artikulli paraprakKAPEN SHQIPTARËT ME KOKAINË NJËRI TENTON TË ARRATISET NGA BANJOJA, TJETRI PRANGOSET NË LOKAL
Artikulli tjetërVRASJET NË SHKODËR, RENEA RRETHON SHKODRËN, SNAJPERA DHE MAKINA TË BLINDUARA