Një shqiptar ka tentuar disa herë që të përplasë qëllimisht një çiklist. Pas kësaj, shqiptari 42-vjeçar ëshët arrestuar nga Policia italiane. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në Bolzano të Italisë. Shqiptari ka tentuar që me automjetin e tij të përplasë një shtetas maqedonas, i moshës rreth 40 vjeç, i cili ishte duke ecur përgjatë rrugës me qenin e tij që e kishte nxjerrë për shëtitje.

Pas tentativës së parë, shoferi u kthye dhe dy herë të tjera. Ai u përpoq të përplaste çiklistin, duke goditur edhe veturën e një personi që ishte ndalur për ta shpëtuar objektin e këtij sulmi.

Më në fund makina u detyrua të largohej, por u kap shpejt nga patrulla e policisë. Shoferi as nuk u përpoq t’i fshihej përgjegjësisë së tij.

Agjentët e policisë filluan hetimet për të gjurmuar motivin, duke mos përjashtuar asnjë pistë, si grindje banale apo larje hesapesh.