Shqiptari vret gruan e tij dhe të dashurin e vajzës

Një 52-vjeçar, shqiptar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan e tij 45 vjeçe, dhe të dashurin e vajzës së tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nurentingen të Gjermanisë. Siç shkruajnë mediat gjermane autori i krimit është arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe do të dalë para gjykatësit, raporton gazeta gjermane Bild. Para vrasjes së dyfishtë, kishte nisur një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia. Ai ishte kthyer në orën 22:30 të së shtunës, duke hyrë fillimisht në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, vajza e tij bashkë me të dashurin ishin në apartament. Vajza kishte tentuar të ndalonte babanë e saj të mos futej në shtëpi. Por 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar. Nga plumbat mbetën të vdekur gruaja e tij dhe i dashuri i vajzës.

Artikulli paraprakAKSIDENT – PËRPLASEN 3 MAKINA NË RRUGËN SHKODËR-LEZHË, VDES KOSOVARI, 6 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHERR MASIV NË NJË LOKAL, DISA PERSONA RRIHEN ME NJËRI-TJETRIN