Shqiptarja Jesma Saliu është një nga ato gra që tashmë ka thyer tabunë se profesioni i berberëve është një punë që mund të bëhet vetëm nga burrat.

Ajo jeton në Sion të Zvicrës ku prej 7 vitesh po ushtron këtë profesion bashkë me të shoqin, Demirali Saliu.

Shqiptarja me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, thotë se këtë zanat e ka trashëguar nga babai, i cili ka qenë berberi i pare në Sion.

Ajo rrëfen se i ati ka qenë kundër vendimit të saj për tu bërë një berbere, por që me këmbëngulje ka arritur që të plotësojë atë që do.

“Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai.

Ka 15 vite që e punoj këtë zanat.Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, thote, berberja Jesma Saliu.

Artikulli paraprakBALLIU: KUPA ËSHTË MBUSHUR, NESËR T’I JAPIM LAMTUMIRËN E FUNDIT QEVERISË
Artikulli tjetërKARROTRECI PËRPLAS PER VDEKJE 45-VJEÇARIN