Policia italiane ka arrestuar një shqiptare për trafik droge.

Gruaja 42-vjeçare përdorte tezgën e saj në tregun e fruta-perimeve në qytetin Ventimila për aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit nga policia, shqiptares i është gjetur një sasi kokaine dhe 15 mijë euro. Ajo ka pranuar se trafikonte drogë në tezgën e saj.

“Këtë e bëj prej 3 muajsh pasi kam probleme ekonomike”, është shprehur shqiptarja para agjentëve italianë.