Një avion i kompanisë “Blua Panorama Express” i nisur nga Tirana për në Romë, ka bërë ulje emergjente në Pescara.

Mediat italiane bëjnë me dije se shkak i uljes është një sherr që ka ndodhur mes dy shqiptarëve, babë e bir.

Mësohet se, i riu 30-vjeçar ka qëlluar me grushte në avion babain e tij. Pas uljes së avionit, 30-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa babai i tij është transportuar për në spital.

Ndërkohë, arsyet e zënkës janë ende të panjohura.

Pasi i 30-vjeçari u arrestua nga policia, avioni ka vazhduar udhëtimin për në Romë.

Artikulli paraprakALARMANTE! ‘ZEMRA’ PO VRET ME SHUMË MOSHAT E REJA, JA QYTETET MË PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërVAZHDON MBJELLJA E KANABISIT NË 2019, QARQET MË PROBLEMATIKE