Prefekti i Qarkut Shkoder Çesk Millja i kerkon bashkise qe te rrise sasine e hedhjes se kripes e skorie ne rruget e qytetit.

Sipas Milljes neser parashikohet qe te ngrijne rruget pasi temperaturat pritet te arrijne ne -6 grade ndaj thote se duhet me shume sasi kripe e skorie ne rruge dhe angazhim te madh.

Deputeti i Qarkut Shkoder Lorenc Luka i kerkon prefektit Millja te shpallet emergjenca civile e pjesshme.

Luka: Qeveria te sjelle fonde per emergjencat e qarkut Shkoder.Duhet te krijohet nje plan i mirefillte pune sepse do t’i leme njerezit ne meshire te fatit.

Deputeti i PD Romeo Gurakuqi thote se gjendja eshte renduar ne Vermosh dhe Lepushe.Kerkohen mjete te posacme per zonat e thella malore sepse nuk kane sherbim shendetesor

Drejtori i Policise Shkoder Vehbi Bushati shprehet se ajo qe eshte shqetesuese per ne eshte bllokimi i akseve rrugore.Kemi nxjerre ne rruge mjete te larta sepse e kemi te domosdoshme te jemi ne cdo cep te qytetit

.I bej thirrje firmave te pastrojne rruget te cilat jane te rrezikshme.Ne kete aspekt them qe te gjitha autoritetet vartese te shtojne energjite e tyre