Shpallet lista e kandidatëve për vendin e lënë bosh nga Fatos Lulo i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Emrat e kandidatëve që kanë paraqitur aplikimet janë publikuar në faqen e Kuvendit.

1 znj. Elsa Toska

2. znj. Fiona Papajorgji

3. z. Ilir Panda

4. z. Sinan Tafaj

5. z. Theodhori Sollaku

6. znj. Valbona Bala

7. z. Vasil Bendo

Dokumentacioni përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Më 17 korrik 2018 Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi shkarkimin e tij.

Gjyqtari Fatos Lulo nuk arriti të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekë.