KALAMISHI: KËTË DITË FËMIJËT DUHET TA FESTOJNË ME FAMILJET BIOLOGJIKE. Ne kete 20 maj kane festuar edhe femijet e shtepise se femijes 0-6 vjeç, drejtuesit e ketij institucioni dhe personeli bashke me femijet cdo vit e festojne 20 majin nen moton e deinstitucionalizimit, duke i nxjerre femijet per argetim jashte ambjenteve te institucionit dhe duke kyçur deren e kesaj shtepije femijet dalin jashte me shpresen se nuk do te kete kthim.

Kjo simbolike behet me qellim qe keta femije te gjejne sa me pare nje familje biresuese apo ajo qe eshte me e mrekullueshmja te kthehen ne gjirin e familjes biologjike . Ne kete shtepi jetojne 20 femije rezidencial, 24 femije qe marrin trajtim ditor dhe 6 foshnje e ato sot me shume se kane festuar me pankarta ne duar kane kerkuar ate qe me te drejten natyrore dhe cdo te drejte ligjore u takon dashurine e nje familjeje dhe mosbraktisjen.