Shtëpia shkollore e fëmijës 6-16 vjeç në qytetin e Shkodrës ka zhvilluar aktivitetin kulturor me rastin e festave të Nëntorit. Fëmijët rezident në këtë institucion interpretuan pjesë artistike të përzgjedhura nga mësuesit e tyre.

Drejtori i këtij institucioni, Gëzim Mahmutaj shprehet se aktivitete të tilla janë të domosdoshme për formimin patriotik të fëmijëve.

Shtëpia e shkollore e fëmijës në Shkodër është bërë pjesë e disa aktiviteteve të ndryshme në kuadër të festave të nëntorit duke i krjuar mundësinë të gjithë të vegjëlve të festojnë.

Ky aktivitet ishte ndër të fundit e organizuar për festat e nëntorit nga shtëpia shkollore e fëmijës në Shkodër. Edhe vitet e kaluara ky institucion ka zhvilluar aktivitete të ndryshme me program artistiko-kulturor.