‘Është në traditën e shqiptarit që Shtëpia të jetë e Zotit dhe e Mikut’, kështu është shprehur ministri i Turizimit Blendi Klosi, në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që po zhvillohet sot në Tiranë, në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Organizojmë këtë samit për të treguar se Shqipëria ka tashme një ofertë turistike te konsoliduar, te qëndrueshme dhe në cdo kohë. Mijëra familje gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Ata u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare, siç kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyre më të keqe. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptar.

Në rritje 2 fishore nga 2.2 milion turist në vitin 2013 ne 6 milion vitin e kaluar dhe 6.5 milion këtë vit. Shqipëria tashme ka hyre ne listen e vendeve me industri turizmi konkuruese. Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë.

Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkurrentë, ne jemi bashkëpunues. “, u shpreh Klosi.

Artikulli paraprakRAMA: T’I TREGOJMË FQINJËVE SE SHQIPËRIA ËSHTË NJË LEKSION I RRALLË I TURIZMIT
Artikulli tjetër‘KËMBANAT E ALARMIT PO BIEN!’ META THIRRJE URGJENTE PËR DIALOG: PO SHPOPULLOHET VENDI, NUK MUND TË KETË SHQIPËRI PA SHQIPTARË