13 shtetas shqiptar të cilët kanë ardhur nga Mali i Zi dhe kanë mbetur në Shkodër. Ato kanë ngecur në këmbë dhe kanë mbi 4 orë që presin një automjet për t’i dërguar në banesat e tyre në Durrës.

Sipas tyre komisariati i Shkodrës nuk lëshon autorizim për transport dhe ato janë në mes të rrugës në një kohë që hotelet janë mbyllur. Ato kërkojnë të paguajnë dikë për t’i çuar deri në banesa ndërsa shteti thonë se i ka braktisur. Ato kishin 2 javë që punonin në Tuz por pas situatës së Koronavirusit atje, u është kërkuar të largohen nga vendi.

Ndërkohë në kufi janë testuar nga stafi mjeksor dhe kanë marrë një autorizim që deklaron se janë të pastër nga COVID-19.