Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Urën e Londrës (London Bridge), ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, kanë raportuar agjenci të lajmeve duke cituar një faqe të grupit ekstremist.

“Pjestarë të Shtetit Islamik kanë kryer sulmin në Londër”, është thënë në postim. Këto lajme bëhen të ditura pasi Policia britanike ka thënë të dielën, se ka arrestuar 12 persona në lindje të Londrës, gjatë hetimeve lidhur me sulmin që ndodhi të shtunën. Deri më tash shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 36 të tjerë janë lënduar pasi një furgon doli jashtë rrugës dhe goditi disa këmbësorë. Tre sulmuesit më pas dolën nga furgoni dhe sulmuan disa njerëz me thika në një restorant, afër Borough Market. Që të tre janë vararë nga Policia pak minuta pas sulmit. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Artikulli paraprakKRYQI I KUQ MBLEDH 13 MILIONË EURO GJATË NJË KONCERTI NË MANÇESTER
Artikulli tjetërSERBËT KUNDËR SERBËVE NË ZGJEDHJET E 11 QERSHORIT