“FRIEDRICH EBERT” PANEL ME SPECIALISTË TË FUSHËS. A po ndjek Shqipëria një model të caktuar të shtetit social, a po merr ajo shembull nga vendet e Bashkimit Europian për ndërtimin e shtetit social, cilat janë ideologjitë të cilat duhet të ndjekë një shtet për të ndërtuar një shtet solidar për qytetarët e tij.

Të gjitha këto pyetje u trajtuan gjerësisht nga një panel, specialistë të fushës dhe njerëz që kanë qenë kontribues të drejtpërdrejtë në ndërtimin e shtetit. Specialisti Luan Hajdaraga si nje ish minister tha se një shtet social i korrigjon pabarazitë, i mbron këto kategori të qytetarëve, të cilat janë në gjendje të rëndë materiale, dhe promovon drejtësi sociale. Nje nga drejtuesit e keshillit shqiptar per maredheniet me jashte agim mesho u shpreh se ky takim behet me qellim shprehejn e sa me shume ideve se si mund te realizihet shteti social. Shqiptaret dhe modeli social europian eshte nje Projekt eshte 2 vjecar. Ne kete takim u theksua nevoja për një ndërhyrje efikase nga qeveria dhe jo debate ideologjike, por krijimin e nje shteti social-liberal si një shtet i mirëqenies, reformë reale në administratë dhe luftë me varfërinë e polarizimin e frikshëm të shoqërisë.

Artikulli paraprakSKANDALI NË FIFA, SHTYHET PROÇESI PËR BOTËRORIN
Artikulli tjetërRAMA – META, KËRKOJNË VOTËN PËR KETI BAZHDARIN