Një banesë tre kateshe është përfshirë nga flakët në fshatin Shtoj i Ri Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure, teksa zjarri është konstatuar në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Banesa ishte në pronësi të shtetasit Elez Pepaj i cili jetonte vetëm me bashkëshorten pasi fëmijët ndodhen jashtë shtetit

Kur ka rënë zjarri në banesë nuk ndodhej asnjëri prej të moshuarve. E zonja e shtëpisë rrëfen momentet kur ka parë teksa dilte tym nga banesa sepse ajo ndodhen në oborrin e shtëpisë.

Ndërsa komshija i familjes Pepaj teksa falenderon zjarrëfikësit për mbërritjen e shpejtë në vendin e ngjarjes , shprehet se po të kishte ujë zona do të ndërhynim me shpejt për të fikur zjarrin

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë një shkëndije elektrike.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE