Prej rreth 30 vitesh qindra familje në fshatin “Shtoj I Vjetër” kanë probleme me infrastrukturën dhe ndricmin rrugor. Megjithatë shumë shprejt banorët do të kenë një rrugë të re, falë investimit që do kryejë bashkia shkodër.

Ka qënë vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila ka garantuar banorët se brenda pak ditësh do të nisë puna për rikonstruksionin e rrugës së “Shtojit të Vjetër”, në të cilën do të realizohet edhe ndricimi. Sipas Ademit është kryer procedura e tenderimit dhe është lidhur kontrate me firmën e cila do të nisë punimet në këtë zonë

Ndërkohë banorët theksojnë se rikonstruksioni i kësaj rruge është I domosdoshëm përderisa lidh disa fshatra me Shkodrën e anasjelltas
Me një investim të bashkisë së Shkodrës, projekti parashikon ndërhyrje në kanalizime, në ndriçimi dhe sinjalistikë. Rruga është me një gjatësi mbi 1 kilometër e cila sipas bashkisë do të transformohet tërësisht

Artikulli paraprak“DITA E HAPUR” NË SHKOLLËN PROFESIONALE “NDRE MJEDA”
Artikulli tjetërNUK SHPËTON FADIL KASEMI, APELI E LË NË BURG PËRJETË