Me një gjatësi 1.1 km, punimet e sistemim- asfaltimit të rrugës “Hamidije” në fshatin Shtoj i Vjetër në Njësinë Administrative Rrethina, po shkojnë drejt përfundimit të plotë. Investimi me vlerë 18.2 milion lekë të reja është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera, janë kryer të gjitha punimet nëntokësore, për të vazhduar me sipërfaqen, asfaltimin dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale.Me përfundimin e punimeve, impakti do të jetë i ndjeshëm për një zonë me densitet të lartë banorësh por edhe qarkullimi të mjeteve dhe mallrave.

Artikulli paraprakRAMA: LIGJ TË RI PËR TË FRENUAR DHUNËN NDAJ GRAVE!
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKRIMTARI GRIGOR BANUSHI I FTUAR NGA “28 NËNTORI”