Futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina që ishte pjesë e kuqebluve ka njoftuar largimin nga Vllaznia. Shtubina sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Egnatias në Kategorinë e Parë. Në një postim të tij Shtubina sqaron se drejtuesit e rinj të klubit nuk e kanë kontaktuar aspak për sezonin e ardhshëm. Në fakt Vllaznia nga sot ka nisur zyrtarisht stërvitjen dhe mesa duket Shtubina nuk ka qenë pjesë e kësaj seance. Shkodrani ka pritur telefonatën e drejtuesve të rinj por sipas tij nuk është kontaktuar. Tashmë pas portierit Sherri, Shtubina bëhet futbollisti i dytë shkodran që i jep lamtumirën. Tek Vllaznia po shohim një eksod sepse largimin e lajmeroi edhe mbrojtesi Malota ndërsa kanë ikur edhe lojtaret e huaj brazilian dhe maqedonas perveç Adilit duke bërë që ekipi në një farë mënyre të shpërbëhet për momentin. E vetmja prurje deri më tani është ajo e sulmuesit Ardit Hoxha që sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit, skuadër që u rrëzua në Kategorinë e Parë por që ende nuk ka firmosur zyrtarisht edhe pse ka nisur stërvitjen. Tashmë ka shumë të larguar dhe pak afrime. Ja statusi i plote i Shtubinës pas largimit nga Vllaznia:

Nga sot jam lojtar i Fk Egnatia falenderoj presor Maganin dhe Presidentin e klubit bashk me stafin qe besuan tek aftesit e mia shpresoj qe te arrim objektivat drejt kategoris superiore…..Falenderoj Kryetaren e Bashkis Voltana Ademi dhe Administratorin e Vllaznis Suad Lici Falenderoj edhe Tifozat e Vllaznis Per mbeshtetjen …..Te pakten per kaq vite qe kam ne futboll edhe ne Shkoder per keto dy ngjyra 🔴🔵Meritoj dhe vetem pak rrespekt nga keto Drejtusat e rinj sepse nuk kam asnje kontakt nga keto ….por  gjithsesi Vllaznin e Du asht ne zemren teme gjithmon …..shpresoj qe vllaznia te shkoj sa me lart .