Shtyhet sërish seanca për ish-komandon grek Eftimius Eftimiu i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në 29 Janar të vitit 2018.

Seanca e sotme u shty për shkak se mungesës së prokurorit të çështjes, Besnik Muçi.

Kasmi u vra më 29 Janar pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u pranogsën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.

Identifikimi i autorit të vrasjes Efthymiut, dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

Artikulli paraprakPAK ORË PAS REGJISTRIMIT, TËRHIQET NGA GARA KANDIDATI I BINDJES DEMOKRATIKE NË LEZHË
Artikulli tjetërME 304 KM/H, SHOFERI, KAPET NGA POLICIA