Shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri. Në përfundim të kësaj seance gjyqësore, Tahiri tha se ka paraqitur prova që janë të pakundërshtueshme.

“Dëgjuat argumentimin tim dhe të Maksin se sa gënjeshtra janë thënë, dhe ishin të verifikueshme nga Prokuroria dhe ju. Akuzohem se jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa polic, që ju e patë që ata nuk kanë qenë në detyrë në kohën që akuzohem.

Kur kanë shkuar në detyrë, kanë denoncuar Habilajt dhe ky procedim penal është nisur nga policët në vartësi time dhe nga ata që sot akuzohen bashkë me mua. Është vendimi i antimafias që i dallon si të tilla këto akuza, si gënjeshtra.

“E vërteta ime është e provuar me letra dhe fakte aq kokëfortë sa askush nuk i del dot përballë. Këta policë e kanë denoncuar Mojsi Habilajn në polici, këta policët e kanë nisur procedimin për të cilin akuzohem dhe unë. Këta janë pjesë e gupit? Ne anëtarët e grupit kemi denoncuar njëri-tjetrin? Është aq i gënjeshtërt ky proces sa nuk i jap dot shpjegim.

Nuk i shkoj fare historisë nëse do dënohem cfarë do bëj, këto janë hipoteza që nuk dua t’i konsideroj se besoj shumë tek e vërteta ime dhe ajo që shtjellova në gjykatë. Besoj tek drejtësia sic bëri drejtësia italiane. Unë besoj shumë tek drejtësia sa nuk më shkon në mend kjo që thua.

S’kam asnjë kod, unë jam shumë i drejtëpërdrejt, përtoj të gënjej, e kam kollaj të them cfarë mendoj drejtpërdrejt. E përmenda atë që unë kam shpenzuar 140 euro ndërsa të tjerë 900 euro nata në hotel, sic përmenda edhe veten se më kanë akuzuar që kam përdorur hotel 1 mijë euro nata.

Unë  faktoj me letër porosi nga të gjitha vendet e BE që thonë që unë nuk kam asnjë pasuri, asnjë tokë asnjë shtëpi as një makinë në ato vende, dhe nuk kam pasur shpenzime marramendëse. Sic jua ka hedhur prokuroria që thotë se ka fjetur me 1 mijë euro, prova më e mirë është ajo që dhash në gjykatë, ku autritetet italiane kanë pyetur cdo hotel dhe cdo restorant ku kam ndenjur kur isha ministër, dhe maksimumi ishte 140 euro.

Fikja e radarëve në qendrën e Sazanit: Në dijeni time radarët teknikisht nuk mund të fiken, nuk ka një operator të zakonshëm që t’i fikë. Prokuroria kishte dy vjet kohë të vërtetonte në kuadër të cilësdo organizatë kriminale këta radarë të fiken. Unë e them, jo dhe jo. Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhen. Sepse radarët nuk i janë lënë në dorë me një celës një punëtori. Prokuroria e hamendëson këtë sikur kjo është pjesë e veprimtarisë kriminale.

Nuk do më lënë fuqitë derisa t’i shkoj deri në fund drejtësisë, t’i shkoj shtëpi më shtëpi cdo qytetari dhe do ta bëj.

Shpenzimet për fushatë, 5 milionë euro në një muaj: Të hetohet edhe Rama?! nëse prokuroria ka një përgjim ku ministri i brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, unë kisha vetëm një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, nëse prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim banal, nuk duhej të kursente njeri pa hetuar. Cështë kjo parti dhe këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në fushatë? Por edhe prokuroria e di që ai përgjim është banal dhe ordiner.

Prokuroria ka pasur dy vjet kohë ta hetonte. Ka hetuar cdo pasuri timen, në Shqipëri, nëpër botë, pasurinë e prindërve të mi, të rrethit tim shoqëror, mbi 30 persona. Unë kam zero kontakte dhe takime mme personat e akuzuar. Si dreqim e kam bërë unë këtë? Ata më akuzonin për trafik droge në një kohë që ne luftonim Lazaratin. Si mund t’i bëja të dyja? Mos harroni kurrë ministrin që isha dheluftën që kam bërë kundër drogës. Ndërkohë që luftja Lazaratin t’i shkelja sytë disa trafikantëve? Është gënjeshtër e madhe që mu desh kohë ta çmontoja, shpresoj të shkojë mirë deri në fund.

Unë nuk kam marrë asnjë provë të re, kam analizuar vetëm provat e prokurorisë

Jaeld Çela nuk ka qenë as drejtor a polic në Vlorë kur ata na akuzojnë që kemi bashkëpunuar në trafik droge

Kjo hyn tek betejat më të rëndësishme të jetës sime, dhe këtë betejë e kam përballur si qytetar, se ika si deputet. Unë dhashë dorëheqjen nga të gjitha, për tu përballur si qytetar vetëm me lëkurën time. Mua më intereson drejtësia dhe drejtësia bashkë me lirinë, jo i ndrydhur brenda korridoreve të pushtetit.

Praktika ka treguar që sot i ke në majën e politikës ata që kanë pasur akuza për vrasje njerëzish, dhe sot janë në maja. Unë nuk po mendoj për këtë po mendoj për drejtësinë time”.

Janë gënjeshtra dhe sot u provuan me provat që nuk i kundërshton njeri”, tha Tahiri. Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00.

Artikulli paraprakAKUZOHET SI PJESË E ISIS, GJYKATA E DURRËSIT VENDOS EKSTRADIMIN E RUSIT: TERRORIST NUK JAM UNË, POR PUTIN
Artikulli tjetër‘QEVERIA’ E RE TË BE-SË, KOMISIONERI PËR ZGJERIM DO JETË HUNGAREZ