Tre terroristët që kryen sulmin ku mbetën 7 të vrarë dhe 48 persona të plagosur, u vravë me breshëri armësh direk pas këtij sulmi.

Para se të hipnin mbi urë terroristët kishin tentuar të sulmonin restorantin e “Café Brood”, ku ishin ulur në tarracë rreth 130 klientë. Për këtë ngjarje ka shkruar tabloidi britanik “Metro” një artikull që i dedikohet trimërisë së 4 emigrantëve shqiptarë që punojnë në restorantin e sipërpërmendur. Ku pronari i lokalit, Mark Stembridge, ka rrëfyer:

Stafi im ishte shumë i shpejtë në reagim. Tre djemtë nuk hezituan dhe shkuan drejt Borough Bistro. Katër nga stafi janë nga Shqipëria dhe disa prej tyre kanë qenë në ushtri dhe dinë si të përballojnë situata të tilla. Po të mos për djemtë shqiptarë, klientët e mi mund të kishin humbur jetën”, tha me krenari pronari i djemve. E kjo sigurisht që na bën krenarë edhe ne si komb që kontributi i shqiptarëve ka shpëtuar qindra jetë atë natë terrori.

Artikulli paraprakCEREMONIA NË SHBA – MALI I ZI ËSHTË ZYRTARISHT ANËTARI I 29 I NATO-s
Artikulli tjetërGRABISIN 850 EURO DHE DHUNOJNË TË MOSHUARIT