Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi ka thënë se shtyrja me dy ditë, për në 4 shtator e takimit në SHBA për dialogun Kosovë- Serbi lidhet me axhendën e Shtëpisë së Bardhë.

Saktësisht tha ai, takimi varret nga axhenda e zyrtarëve të lartë të SHBA, O’Brien, Richard Grenell dhe të tjerë që merren me dialogun teksa ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës në Uashington.

Sa i përket delegacionit të plotë, Selimi shprehet se para udhëtimit për në SHBA do të zhvillohet një takim me Hotin për të përcaktuar emrat.

“Kjo vizitë ka qenë në koordinim të plotë qeveritar dhe ka qenë vizitë përgatitore e takimit të fillimit të shtatorit., Data nuk është vendosur ende saktësisht, mund të jetë data dy shtator, por sipas të gjitha gjasave do të jetë data 4 shtator, Arsyet e kësaj lëvizjeje kanë të bëjnë me përshtatjen e agjendave të bartësve të këtij procesi nga shtëpia e Bardhë z. O’Brien dhe ambasadorit Grenell dhe pjesëtarëve të tjerë që e bartin rolin kryesor në fasilitimin e këtij dialogu”, tha ai.

Artikulli paraprakMINISTRJA E JASHTME E KOSOVËS: SHBA DUHET TË KETË ROL UDHËHEQËS NË DIALOGUN ME SERBINË
Artikulli tjetër‘MBROJTJA’ NË ALARM NGA ZJARRET, SHKRESË BASHKIVE DHE POLICISË: EMERGJENCË, MERRNI MASA! ZBULONI AUTORËT