Një lajm i hidhur për futbollin shkodran dhe atë shqiptar është mësuar mëngjesin e së martës.

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare ish-arbitri i FIFA-s Tahir Kalaci. Një nga emrat më të njohur të arbitrimit shqiptar për vite e vite me rradhë dhe po ashtu ai ka qenë edhe kryetar i Kolegjiumit të Arbitrave të Shkodrës për vite e vite me rradhë dhe po ashtu,ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

I lindur në Shkodër më 14 prill të vitit 1937, Kalaci do të angazhohej shumë shpejt me arbitrimin me të cilin do të vazhdonte një jetë të tërë. “Tahir Kalaci është maja më e lartë e arbitrimit në Shkodër.

Një arbitër i vlerësuar nga Federata, i vlerësuar nga FIFA dhe UEFA në vite, një njeri me mbi 20 ndeshje ndërkombëtare të vlerësuar shumë mirë dhe që ka patur një kontribut të jashtëzakonshëm për kolegjiumin e Shkodrës në vite”- do ta vlerësonte pak kohë më parë një ish- nxënës dhe pasues i tij, Mhill Shkëmbi.

Ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet ditën e mërkure në orën 12.00. Star Plus TV i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kalaci për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe po ashtu edhe Kolegjiumit të Arbitrave të Shkodrës për humbjen e këtij personaliteti.

Artikulli paraprakMBETJET NË UNAZEN PERENDIMORE
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË SELANIK, SHQIPTARET BABË E BIR HUMBIN JETËN