ALBANOLOGU I SHQUAR ISHTE KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE TË KOSOVËS.
Ka ndërruar jete, pas nje semundjeje te rende, njëri nga gjuhëtarët më të shquar të Kosovës dhe të shkencës së albanologjisë Besim Bokshi.

Besim Bokshi lindi në Gjakovë 1930, arsimin fillor e kreu në Tiranë dhe në Gjakovë, ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin e Prishtinës. Studimet e larta i kreu në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, për t’u kthyer në vendlindje, ku për vite me radhë punoi si profesor në gjimnazin dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës.
Ka punuar në Institutin Albanologjik dhe në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet gjuhësore me rëndësi, përfshirë edhe Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972, ndërsa gjatë viteve nëntëdhjetë ka qenë i përfshirë në zhvillimet politike të asaj kohe në Kosovë. Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i saj.
Vepra shkencore e Besim Bokshit përbëhet nga disa studime monografike nga fusha e morfologjisë historike të gjuhës shqipe, ku veçmas shquhen studimet e tij për fleksionin nominal, për nyjet, për pjesoren etj.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/LZr1jLsbcWo?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]