Abdullah bin Abdulaziz VDES NË MOSHËN 90 VJEÇARE. Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare mbreti i Arabisë Saudite Abdullah bin Abdulaziz.

Mbreti ka qenë i shtruar prej disa javësh në spital pasi vuante nga një sëmundje në mushkëri. Lajmi për vdekjen e tij  është dhënë në orët e mëngjesit të së premtes nga televizioni shtetëror arab, i cili ka nisur transmetimin me recitimin e ajeteve Kuranore të cilat sinjalizojnë për vdekjen e një zyrtari të lartë. Froni i mbretit Abdullah bin Abdulaziz është trashëguar nga vëllai i tij, 79-vjeçari Salman, i cili thirri menjëherë familjen mbretërore për t’i bërë nderimet e besnikërisë Muqrin-it si princ trashëgimtar. 

Artikulli paraprakKËRKESAT E TREGUT TË PUNËS MOSPËRPUTHJE ME OFERTAT
Artikulli tjetërKOPLIK, MËSUESJA DHUNON NXËNËSIN