George Michael një nga emrat më të njohur të botës së muzikës botërore është shuar në moshën 53 vjeçare.

George Michael u nda nga jeta mbrëmjen e Krishtlindjes bën të ditur menaxheri I tij në deklaratën për media ku ka cituar “me pikëllim të madh ne mund të konfirmojmë se biri jonë i dashur, vëllai dhe miku George vdiq paqësisht në shtëpi gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Familja do të kërkojë që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë dhe emocionale” thuhet në deklaratë ku cilesohet së këngëtari nuk ka qënë I sëmurë . Vdekja e këngëtarit dyshohet se ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale ku policia është duke e trajtuar si të pashjegueshme por jo të dyshimtë. Emrat të mëdhenj botëror kanë nderuar këngëtarin pas dëgjimit të lajmit për vdekjen e tij, e cila vjen në një vit ku industria e muzikës ka humbur disa nga yjet e saj të mëdhenj, duke përfshirë Prince, David Bowie dhe Leonard Cohen. Sir Elton John ka postuar një fotografi të tij dhe Michael në Instagram me mbishkrimin: “Unë jam shumë i tronditur ,kam humbur një mik të dashur – të këndshëm, me shpirt bujar dhe një artist të shkëlqyer. Me talentet i tij si këngëtar, tekstshkrues dhe producent muzikor e bënë George Michael një ndër artistët më të mirë në botë. I bekuar me pamjen e tij dhe zërin e veçantë, prezenca që kishte në skenë e kthyen në një ndër artistët më të preferuar në koncertet live, teksa nga një idhull për adoleshentët u shndërrua në një yll për çdo grupmoshë. Pas suksesit në fillimet e karrierës me duon Wham!, Michael nisi karrierën e tij muzikore solo, që i solli atij çmime të pafundme . Ai numëron më shumë se 100 milionë albume të shitura gjatë karrierës muzikore.George Michael së fundmi ka qënë i zënë duke finalizuar një dokumentar të veçantë të titulluar “Freedom” . Ai ka zbuluar disa detaje të pabesueshme si foto apo filmime të pa publikara më parë, ku të gjitha do të jenë të përfshira në këtë projekt që do të publikohet në mars 2017 ku mesa duket ka qënë edhe projekti I fundit e këngëtarit me famë ndërkombëtare.

Artikulli paraprakSULMI TERRORIST, MERKEL KËRKON INTENSIFIKIM TË DËBIMEVE TË EMIGRANTËVE TË RREZIKSHËM
Artikulli tjetërDEPUTETËT SHQIPTARË 362 UDHËTIME ME AVION BRENDA 365 DITËVE