KREU PAJTIMIT TË GJAQEVE I PËRGJIGJET SEKRETARIT TË SHTETIT BELG TEO FRANKEN. Kryetari i shoqatës së pajtimit të gjaqeve Nikoll Shullani i është përgjigjur deklaratës së një dite më parë të Teo Franken, sekretar i shtetit belg për azilin dhe imigracionin se rreth 500 shqiptar në muaj, kryesisht nga Shkodra dhe me motiv gjakmarrjen kërkojnë mbrojtje në Belgjikë.

 Shullani thotë se vërtetimet që ai lëshon janë të vërteta dhe jo të rreme. Shullani thotë se shoqata e tij nuk lëshon më shumë se 2 vërtetime në muaj. Jo vetëm Belgjika por edhe Gjermania, Franca apo shtete të tjera kanë nisur të ankohemi për azilkërkuesit shqiptar duke thënë se 98% e tyre nuk e përfitojnë sepse çështjet që paraqesin nuk janë të vërtetuara.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/uEijBVnI_24″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODER – HANI I HOTIT, PERPLASEN MJETET
Artikulli tjetërPD SHKODËR PUBLIKON KRERËT E DEPARTAMENTEVE