AS NË KËTË DITË NUK JUSTIFIKOHET MUNGESA E SERIOZITETIT PËR KËTË PROJEKT. 15 maji, dita ndërkombëtare e familjes duket se është harruar edhe nga ata që e kanë për detyrë që të zhvillojnë aktivitete sensibilizuese e ndërgjegjësuese në këtë ditë të shënuar. Një prej projekteve që po zbatohet është “Shërbime Sociale Inovative”. Ky projekt ka në target grupet vulnerabël dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës së kategorive në nevojë nëpërmjet futjes dhe standartizimit të praktikave innovative në ofrimin e shërbimeve sociale.

Në fakt duket se i gjithë ky përkufizim që gjendet edhe në faqen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka mbetur në letër sepse realisht situata për këto shtresa vijon të jetë e njëjtë e aq më tepër nuk kanë përfituar ndonjë shërbim.Po ashtu projekti “Shërbime Sociale Inovative” duhej të ishte në përputhje me prioritetet e Qeverisë Shqiptare në zbatim të Strategjisë ndërsektoriale të përfshirjes sociale që është pjesë po ashtu e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim. Sa i përket Shkodrës gjendja mbetet e njëjtë dhe ky projekt nuk ka patur ndonjë ndikim pozitiv dhe nuk ka dhënë efektet e duhura. Ndoshta kjo edhe për shkak të mangësive për një koordinim më të mirë dhe me serioz. Mjafton vetëm dita e sotme, dita ndërkombëtare e familjes për të kuptuar shumë dhe për të hedhur dyshime në lidhje me zbatimin e projektit “Shërbime Sociale Inovative”. Në kuadër të këtij projekti sot më syhumë se kurrë do të kishte mjaftuar të paktën një aktivitet i vetëm qoftë edhe për të justifikuar mungesën e seriozitetit gjatë gjithë kësaj kohë qysh kur ka nisur të zbatohet në Shkodër. Një prej pikave të projektit që duhej të zbatohej është edhe promovimi, që mungon tërësisht, organizimi dhe vlerësimi i vullnetarizmit që po ashtu mungon plotësisht, bashkë me ofrimin e shërbimeve sociale të cilat gjithashtu për mijëra familje shkodrane janë krejtësisht jo efektive. Në këtë mënyrë ky 15 maj, si rrallë ndonjëherë kalon në heshtje edhe pse për projektin “Shërbime Sociale Inovative” jepen shumë të konsiderueshme parash.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI, ME BANORËT NË SHTOJ TË RI DHE DOBRAÇ
Artikulli tjetërNIS SEZONI VEROR NË SHIROKË