Një shërbim i ri i ofruar nga Posta Shqiptare pritet të shmangë radhët në sportele për marrjen e pakove.

“Bankomate për pakon” është projekti i prezantuar së fundi nga posta. Pritja në radhë për të tërhequr pakon mund të shmanget, të paktën në kryeqytet. Ashtu si edhe tërheqjen e parave dhe kryerjen e pagesave, edhe për tërheqjen e një pakoje mund të zgjidhni bankomatin pranë postës. Ky plan pritet të zgjerohet më vonë në të gjithë vendin, sipas drejtorit të postës. Posta Shqiptare vitet e fundit ka zgjeruar gamën e saj të shërbimeve, duke përfshirë jo vetëm dërgesat, por edhe mundësinë e pagesave në sportelet e postës për llogari të institucioneve, apo kompanive të ndryshme.

Artikulli paraprakKRIZA NË MAQEDONI: KËRKOHET PRESION MË I FUQISHËM NGA JASHTË
Artikulli tjetërGATI 20 MILIONË RUSË KANË JETUAR NË VARFËRI MË 2016