DO TË KËTË NJË KËSHILL ADMINISTRATIV ME 5 ANËTARE, 2 TË BASHKISË .

Pas miratimit të draft marrëveshjes nga Këshilli i Bashkisë për administrimin e ekipit të Vllaznia nga kompani zviceriane “Gea Sport & Immobiliare SA), me interes për të gjithë tifozët e Vllaznisë është se si do të funksionojë ky ekip për dy vitet e kontratës që do të firmoset. Fillimisht duhet sqaruar që akordi më “Gea Sport” akoma nuk është firmosur zyrtarisht pasi mbeten për tu diskutuar pikat dhe çëeshtjet ligjore të kësaj marrëveshjej. Por në bazë të marrëveshjes që është bërë publik nga Këshilltarët, atëhërë Vllaznia do të ketë këtë përbërje

•    Këshilli Administrativ që përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët 3 do të propozohen nga “Gea Sport” dhe 2 të propozuar nga Bashkia Shkodër.
•    Drejtori i Përgjithshëm (Administratori) i shoqërisë K.F. Vllaznia sh.a do të propozohet nga Gea Sport e do të miratohet nga Këshilli Mbikqyrës I shoqërisë.
•    E gjithë infrastruktura e K.F Vllaznia sh.a do të jetë në funksion të aktivitetit të ekipit.
•    Të gjitha të ardhurat që do të krijohen nga shfrytëzimi i ambienteve të shoqërisë do të kalojnë në llogari të shoqërisë K.F. Vllaznia sh.a
•    Administrimi financiare i shoqërisë aksionare do të realizohet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili është propozuar nga “Gea Sport” dhe Financieri i caktuar nga Bashkia Shkodër.
•    Borxhet e Shoqërisë K.F. Vllaznia sh.a të krijuara përpara lidhjes së kësaj kontrate nuk janë detyrim i palës “Gea Sport”.

Duke u ndalur tek emrat konkret të funksionimit, president i ekipit do të Roberto Nava, Administratori i “Gea Sport”. Zv president sipas marrëveshjes pretendohet të jetë një përson i njohur në qytet që ka eksperiencë në këtë fushë që do të propozohet nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës.Kjo është dhe mënyra e strukturës së ekipit shkodran për sezonin e ri futbollistik. Duke u ndalur në anën financiare, tashmë është e ditur që “Gea Sport” do të financojë një vlerë prej 350 miëj eurosh për 10 muaj, e ndarë me nga 35 mijë euro në muaj, dhe Bashkia do të investohë 250 mln lekë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE