Mediat greke kanë nxjerrë imazhe të reja të zjarrit që ra në Greqi më 23 Korrik dhe që shkaktoi vdekjen e 95 personave.

Pamjet e reja janë filmuar nga një kamera sigurie e një shtëpie në Daou Penteli.

Sipas Kathimerinit, pika e saktë fillestare e zjarrit vdekjeprurës ka qënë mes një shtëpie dykatëshe dhe një kafazi pulash. Sipas të njëjtit burim, zjarri ka nisur nga djegia e disa druve nga një banor i zonës.

Ajo që vihet re në video është shpejtësia marramendëse me të cilën është përhapur zjarri.

 

Artikulli paraprakE DËMTOI GJATË NDESHJES, RONALDO I KËRKON FALJE PORTIERIT
Artikulli tjetërKURBAN BAJRAMI, HALLUNI PËR GJAKMARRJEN: TË FALIM