Në Kosovë regjistrohen 16.345 raste pozitive me koronavirus, nga 75.973 persona të dyshimtë me këtë virus.

Teksa numri i të vdekurve ka shkuar në 649 raste, aktualisht personat ende aktivë me këtë virus janë 1.291.

ISHKPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste.

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova po përballet me shifra në ulje të rasteve me COVID-19.