Përdorimi i celularit me orë të zgjatura po shkakton pasoja tek të rinjtë e sidomos tek fëmijet. Mbajtja e kokës ulur për të naviguar në internet shkakton probleme tek shtylla kurrizore. Kjo sepse përkulja e qafës shton presionin e ushtruar tek shpina.

Fizioterapisti Fatjon Broci thotë se në qëndrën e tij të fizioterapisë paraqiten fëmijë që nga mosha 13-14 vjecare me pasoja në shtyllën kurrizore . Sipas tij mbajtja e kokës ulur në një kënd prej 60 gradësh për të parë ekranin e telefonit i rëndon rreth 27 kilogramë shpinës tonë.

Fizioterapisti Broci këshillon fëmijët që të merren sa më shumë me aktivitet fizik dhe të shfrytëzojnë sa më shumë kohë me prindërit

Rastet që paraqiten janë të ndryshme madje edhe disa raste të parikuperueshme

Por telefoni është bërë mjet i pandashëm nga dora. Të rinjtë janë përdoruesit më të mëdhenj të celularit, në çdo kohë e në çdo vend.

Artikulli paraprakPROJEKTLIGJ PËR DHUNËN NË FAMILJE, DËNIM DERI NË 5 VITE BURG
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA DREJT TËRHEQJES NGA BALKAN LEAGUE