Fshati Kosmaç i Nënshkodrës, i cili njihet dhe si zona me prodhimet më të larta në bujqësi në të gjithë zonën e Shkodrës. Vetëm sera ky fshat ka rreth 700 dynym.

Tregtimi, magazinimi me kushte frigoriferike dhe përpunimi janë tri problemet kryesore me të cilat përballen fermerët e Nënshkodrës.

Sipas banorëvë garancia për shitjen e prodhimit mungon plotësisht. Problemet më të mëdha me tregun i kanë prodhimet si bostani e domatja, karakteristikë e kësaj zone

Idrizi thotë se skush nga politika nuk ndihmon, as subvencione as orientimem, ku fare mirë sipas tij shteti mund të krijojë lehtësira në ulejn e cmimit të naftës dhe energjisë elektrike për fermerët e kësaj zone

Fermerët Nënshkodrës apelojnë që shteti të ndikojë në gjetjen e tregjeve, lidhjen e kontratave të rregullta ku secila palë të paguajë dhe detyrimet përkatëse,

magazinimin e ruajtjen e prodhimeve bujqësore në kushte të përshtatshme, stimulimin e subvencionimin e industrisë përpunuese në vend dhe stimulimin e prodhimit vendas.

Artikulli paraprakASNJË RADHË NË MURIQAN
Artikulli tjetërVAU DEJES MIRATOHET BUXHETI 2019